Tentim vrasje në Vushtrri, një i plagosur

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 10:37
Tentim vrasje në Vushtrri, një i plagosur

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në orët e para të pasdites në Vushtrri. Raportohet se pas një rrahje në mes katër personave është përdorur arma e zjarrit, ku është plagosur një person.

Policia ka konfirksuar një një pistoletë, tre fishek, dy gëzhoja dhe një veturë, derisa dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 02.08.2020 – 13:45. Raportohet se pas një rrahje në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovar, është përdorur arma e zjarrit ku si pasojë është plagosur një person. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë, tre fishek, dy gëzhoja dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)