Ish-papa Benedikti është në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 10:54
Ish-papa Benedikti është në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-papa Benedikti XVI është në gjendje të rëndë shëndetësore pas kthimit në Vatikan nga një vizitë në Gjermani, ka raportuar gazeta gjermane, Passauer Neue Presse.

Benedikti, 93 vjeç, është bërë shumë i dobët dhe zëri i tij mezi dëgjohet, tha Peter Seewald, shkruesi i biografisë së figurës së njohur për gazetën gjermane.

Megjithatë, gjatë një takimi që Benedikti e kishte me Seewaldin të shtunën, ai u shpreh optimist, duke thënë se mund të shkruajë përsëri, nëse i kthehet forca dhe shtoi se po vuan nga herpesi.

Benedikti shkoi në vendlindjen e tij, në Bavari, në qershor për ta vizituar vëllanë, Georg Ratzinger, që ishte 96 vjeç dhe vdiq për një kohë të shkurtër pas kësaj vizite.

Kjo ishte vizita e parë e Benediktit jashtë Italisë që nga viti 2013, kur kishte dhënë dorëheqje nga posti i papës, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)