Haradinaj shkruan pas infektimin e Hotit, ka një këshillë për Qeverinë

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 12:06
Haradinaj shkruan pas infektimin e Hotit, ka një këshillë për Qeverinë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar pasi kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se është i infektuar me virusin Covid-19.

Haradinaj shkruan për shëndetin e Hotit dhe të gjithë qytetarëve të cilat janë të sëmurë nga virusi.

Kryetari i AAK’së, partia e të cilit është pjesë e Qerisë Hoti, thotë se duhet të respektohet rekomandimet mjekësore, ndërsa Qeverisë i kërkon të angazhohet për rimëkëmbje ekonomike.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme.

Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës.

RH

(Kosova Sot Online)