Mbetjet e trupit të një 14-vjeçari gjenden 6 ditë pas zhdukjes në barkun e krokodilit

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 12:11
Mbetjet e trupit të një 14-vjeçari gjenden 6 ditë pas zhdukjes në barkun e krokodilit

Mbetjet e trupit të një djaloshi 14-vjeçar janë gjetur brenda barkut të një krokodili, që besohet se e kishte ngrënë fëmijën gjashtë ditë më parë, kur ai ishte zhdukur.

Viktima e identifikuar si Ricky Ganya, u sulmua nga krokodili përderisa po kërkonte kërmij afër një lumi në Rumah Dadat të Malajzisë, shkruan “Daily Mail”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e kapën krokodilin e gjatë 4.5 metra rreth tri kilometra larg vendit ku djali ishte zhdukur.

Viktima u sulmua me 26 korrik dhe familja e tij e plotësuan formularin për persona të zhdukur në polici, por halla e tij tha se e ka parë krokodilin duke e tërhequr në ujë djaloshin.

Krokodili u kap më 31 korrik dhe iu pre barku në prani të policisë dhe anëtarëve të familjes.

Një zyrtar i ekipit të kërkim-shpëtimit tha se brenda barkut të krokodilit u gjetën disa rroba dhe disa pjesë të trupit të njeriut.

Pjesët e trupit të njeriut që iu nxorën krokodilit janë dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)