Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 15:06
Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shtatë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 256.

Sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka infektuar deri tash në gjithë botën mbi 18 milionë persona.

Ky virus është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale, të paktën 687,000 persona kanë vdekur në gjithë globin.

Përgjatë fundjavës, kjo organizatë ka thënë se pret “periudhë të gjatë” të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)