Ishin për pushime, vajza tronditet, babai i vdes në duar

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 15:34
Ishin për pushime, vajza tronditet, babai i vdes në duar

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Zvërnecit.

Sot, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

(Kosova Sot Online)