E rëndë: Koronavirusi i merrë jetën 28-vjeçarit, punonte si elektriçist

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 15:48
E rëndë: Koronavirusi i merrë jetën 28-vjeçarit, punonte si elektriçist

Një 28-vjeçar nga Shkodra është bërë viktima e 168-të e COVID-19 në vendin tonë. I riu punonte si elektriçist pranë shërbimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmi bëhet i ditur nga vetë OSHEE në këtë qytet.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori je tën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve  U prehtë në paqe”, -shkruan OSHEE.


(Kosova Sot Online)