Prekëse! Djali hipën çdo natë në parvazin e dritares, vështron të ëmën e prekur me Covid-19

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 17:24
Prekëse! Djali hipën çdo natë në parvazin e dritares, vështron të ëmën e prekur me Covid-19

Një imazh prekës është bërë viral orët e fundit në rrjetet sociale. Fotoja është publikuar nga mjekja Anika Dokle.

Shkrepja tregon se si një djalë, qëndron në parvazin e dritares së dhomës së spitalit, ku është shtruar nëna e tij.

“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19,”- shkruan gjinekolgia krah fotos.

Dhe sipas mjekes, nëna e tij është e prekur me Covid-19. Për të mos qëndruar larg saj, i riu, me maskë, hipën çdo natë në parvaz dhe vështron nënën e tij.

(Kosova Sot Online)