Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 17:05
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.P.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë  me dije se aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare.

“Aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)