Mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë pasi një zyrtar doli pozitiv për COVID-19

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 17:18
Mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë pasi një zyrtar doli pozitiv për COVID-19

Ministria e Punëvë të Brendshme ka njoftuar se është mbyllur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë, meqenëse një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Deri në njoftimin tjetër, MPB’ja ka bërë me dije se të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Ndërkohë, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

“Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë”, thuhet në njoftimin e MPB’së.

(Kosova Sot Online)