Vitia sot me pesë raste të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 18:15
Vitia sot me pesë raste të reja me COVID-19

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe pesë persona me COVID-19.

Rastet e reja janë: 1 nga qyteti i Vitisë, 1 nga Pozherani, 2 Sadovinë e Muhaxherëve dhe 1 nga Kabashi.

 “Një rast që figuron nga Pozherani, është ritestim”, shkruan Kadolli.

Numri i të infektuarve në Viti që nga data 13 mars e deri më sot është 225.

“Tani kemi 63 raste aktive e fatkeqësisht 13 të vdekur”, thotë drejtoresha.

Ajo vijon apelin për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)