Mustafa e quan Kusari – Lilën xhelate që në gjuhën shqipe dmth. Ajo që u 'pret kokën njerëzve'

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 18:59
Mustafa e quan Kusari – Lilën xhelate që në gjuhën shqipe dmth. Ajo që u 'pret kokën njerëzve'

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se kryeministri Hoti duhet të shkarkohet, meqenëse nuk është izoluar pas testimit. Këtë veprim të deputetes, Mustafa e ka quajtur kanibalizëm politik.

Sipas Mustafës, të ngrihesh në mëngjes e ta kërcënosh kryeministrin me shkarkim vetëm pse e ka kapur virusi, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.

Ai e ka quajtur Kusari-Lilën xhelate.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)