Gjendet i pajetë një 71-vjeçar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një mjet në lëvizje

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 19:59
Gjendet i pajetë një 71-vjeçar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një mjet në lëvizje

Një 71-vjecar është gjetur i pajetë këtë pasdite në Fushë Prezë, në Tiranë.

Trupi i të moshuarit u gjet në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit, i shtrirë në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari është qëlluar me armë zjarri nga një mjet në lëvizje, por nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku vijon punen per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

(Kosova Sot Online)