Krasniqi: Është e vështirë të parashikohet e ardhmja

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 23:04
Krasniqi: Është e vështirë të parashikohet e ardhmja

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi,  ka thënë se nuk e di se cfarë do të ndodhë deri në vjeshtë sepse aktualisht është e vështirë të parashikohet e ardhmja.

Kjo për shkak se edhe vet Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), disa herë i ka ndërruar qëndrimet e veta rreth virusit.

“Është shumë e vështirë të parashikohet e ardhmja, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë deri në vjeshtë. Vet OBSH’ja, i kanë ndërruar 4-5 herë qëndrimet. Ende nuk e kemi një përgjigje sa qëndron virusi në ambientin e jashtëm”, është shprehur Krasniqi.

Ai gjithashtu ka thënë se qytetarët duhet të u përmbahen masave të rekomanduara, në mënyrë që të kemi përhapje të kontrolluar të virusit.

“Mos u futni në ambiente të mbyllura pa maskë. Mbani distancën kur jeni në  ambient të hapur. Këto janë rregullat kryesore”, ka thënë ai.,

Ai ka treguar se opsioni i mbylljes totale nuk do të kishte efekt, ndërsa do të ishte edhe lajm i keq për ekonominë.

Krasniqi po ashtu tha se po diskutohet ideja e ndërtimit të së paku dy spitaleve tjera për pacientët me Covid-19.

(Kosova Sot Online)