Zbulohet një maskë që shërben në luftën kundër coronavirusit dhe përkthen në tetë gjuhë të botës

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 10:01
Zbulohet një maskë që shërben në luftën kundër coronavirusit dhe përkthen në tetë gjuhë të botës

Kohët e fundit, për shkak të pandemisë, maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve.

“Startupi” japonez, Donut Robotics doli me një risi interesante – ai krijoi një maskë të zgjuar, e cila lehtëson komunikimin gjatë distancimit shoqëror.

Maska e zgjuar C-Face  në kombinim me aplikacionin, mund të të transkriptojë fjalimin, të rrisë vëllimin e zërit të përdoruesit dhe të përkthejë fjalimin në tetë gjuhë të ndryshme, shkruan CNN.

Për shkak se ka disa vrima në pjesën e përparme për qarkullimin e ajrit, C-Face nuk mund të ofrojë mbrojtje kundër COVID-19.

Në vend të kësaj, ajo është krijuar për të lehtësuar komunikimin dhe vendoset mbi një maskë standarde për fytyrën.

Kjo mbulesë e re është bërë prej plastike dhe silikoni, dhe ka një mikrofon të integruar që lidhet përmes Bluetoothit në celularin e përdoruesit dhe mund të përkthejë në gjuhën kineze, koreane, vietnameze, indiane, angleze, spanjolle dhe frënge dhe anasjelltas.

(Kosova Sot Online)