16 të prekur me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 10:59
16 të prekur me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë

57 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 34 prej tyre janë me oksigjenoterapi, derisa 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i spitalit bëhet e ditur se janë infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

“Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 1 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

 

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. 34 pacientë janë në Oksigjeno...

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Mardi 4 août 2020

(Kosova Sot Online)