Testohet edhe Driton Selmanaj zëvendësi i Hotit, rezulton pozitiv me Covid 19

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 12:27
Testohet edhe Driton Selmanaj zëvendësi i Hotit, rezulton pozitiv me Covid 19

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj njofton se ka dalë pozitiv në testin për Covid 19.

Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij ka dalë se është i infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selmanaj, përmes një statusi në Facebook.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka shkruar Selmanaj.

Ai thotë se do të përpiqet që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.

(Kosova Sot Online )