Në këto komuna u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 15:16
Në këto komuna u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

225 raste të reja dhe 13 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, edhe sot, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Prishtinë.

Pas kryeqytetit, renditen Mitrovica, Gjakova dhe Gjilani.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKShP’së.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9 mijë e 274, me gjithsej 269 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

 

201 TË SHËRUAR DHE 225 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mardi 4 août 2020

(Kosova Sot Online)