Presidenti: Qerim Kelmendin e kam shpallur Hero të Kosovës, e tërë familja ka kontribut të madh

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 15:47
Presidenti: Qerim Kelmendin e kam shpallur Hero të Kosovës, e tërë familja ka kontribut të madh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur Qerim Kelmendin Hero të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se ai ishte një veprimtarëve më të hershëm të çështjes kombëtare dhe ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E tërë familja Kelmendi ka dhënë kontribut të madh në organizimin e UÇK-së dhe në luftën tonë për liri. Për kontributin e madh të Shpirtmadhit, siç ne e quanim Qerim Kelmendin në luftë, atë e kam shpallur Hero të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

 

#Nderime #Respekt ë QERIM KELMENDI ishte një prej veprimtarëve më të hershëm të çështjes kombëtare dhe ndër ushtarët e...

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 4 août 2020

(Kosova Sot Online)