Shpërndau informatë të rrejshme, Facebook e demanton Haki Abazin

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 15:59
Shpërndau informatë të rrejshme, Facebook e demanton Haki Abazin

Rrjeti social Facebook e ka demantuar Haki Abazin, pasi e konsideron se ka shpërndarë informatë të pasaktë në postimin e tij.

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi të hënën në Facebook ka postuar një fotografi nga një festival në Cyrih të Zvicrës, duke thënë se është protestë në Gjermani.

“Berlini  si Zurich tregon fuqinë qytetare në demokraci”, kishte shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.

Këtë postim të Abazit e ka demantuar Facebook, duke ia cilësuar informatën false.

Image

(Kosova Sot Online)