Pse e autorizoi Hoti zëvendësen e tij të udhëheq me Qeverinë, flasin nga Kryeministria

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 19:02
Pse e autorizoi Hoti zëvendësen e tij të udhëheq me Qeverinë, flasin nga Kryeministria

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Avdullah Hoti e ka deleguar zëvendësen e tij nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, që të udhëheq me Qeverinë në këtë kohë. 

“Sot (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismës për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi.

Kabineti i Hotit, nëse arsyeja pse i janë deleguar detyrat zëvendësministres mund të jetë përkeqësimi i gjendjes së kryeministrit, por është mohuar një gjë e tillë.

Këshilltari për media i Kryeministrit, Xhavit Beqiri, i ka thënë se gjendja e kryeministrit është e mirë.

Sipas tij, Hoti do ta vazhdojë punën nga shtëpia në bashkëpunim me zëvendëskryeministrat.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Ai po vazhdon që ta koordinoj punën e Qeverisë nga shtëpia, por vendimet që merren duhet t’i nënshkruajë dikush dhe në mbledhjen e fundit i ka nënshkruar zëvendëskryeministrja, por që këto vendime mund t’i nënshkruajnë edhe zëvendëskryeministrat e tjerë. Përveç kollit, nuk ka ndonjë simptomë tjetër kryeministri. Ai është në izolim për dy javë dhe gjatë kësaj kohe do të koordinojë punën nga shtëpia”, ka thënë Beqiri.

(Kosova Sot Online)