Vdekjet e dyshimta në QKUK po hetohen si raste të ndara

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 21:01
Vdekjet e dyshimta në QKUK po hetohen si raste të ndara

Këtë javë pritet që prokurorisë t`i shkojë raporti i Mjekësisë Ligjore për secilin pacient.

Mbi 10 vdekje po ndodhin pothuajse çdo ditë në vend.

Këto shifra alarmante të vdekjeve po vijnë, si pasojë e virusit corona që ka prekur vendin tash e 6 muaj.

Por jo të gjitha vdekjet besohet se ndodhën natyrshëm.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 6 korrik të këtij viti, Policia në numër më të shtuar se zakonisht, u panë tek Klinika Infektive.

Në vend të ngjarjes kishte dalë edhe prokurori.

Krejt kjo me arsyen se brenda kësaj klinike, në një interval të shkurtër kohor gjatë natës, kishin ndodhur 6 vdekje. Dyshimet ishin se kanë vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Ndërkohë, për këto raste, Prokuroria e Shtetit po atë ditë nisi hetimet.

E viktimat u morën për t’u bërë autopsia nga Mjekësia Ligjore.

Këta të fundit  po e trajtojnë secilën vdekje të asaj dite, veç e veç.

Derisa rezultatet këtë javë do ia nisin prokurorit.

(Kosova Sot Online)