Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset rëndë pronari i banesës

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 10:09
Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset rëndë pronari i banesës

Mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Pogradecit ka shpërthyer një bombël gazi dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari i shtëpisë Ylli Latifllari, 59 vjeç.

Ai ka pësuar djegie të shumta në trup dhe është nisur drejt repartit të djegieve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si “Rruga e Volorekës.

Zjarrëfikësit e Pogradecit kanë arritur të shuajnë zjarrin duke shmangur djegien e gjithë banesës.

Nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe shkak dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit

(Kosova Sot Online)