Arrestohet një person në Lipjan, policia hasi disa persona në pishinën e tij

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 10:46
Arrestohet një person në Lipjan, policia hasi disa persona në pishinën e tij

Një person nga Lipjani dje është arrestuar nga policia e Kosovës pasi në pishinën e tij  janë hasur disa persona, duke rënë kështu në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 04.08.2020-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  në pishinën e tij  janë hasur disa persona, duke rënë kështu në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)