Aktivisti i VV’së e godet Skënder Hysenin për telefonatën me Grenell

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 11:05
Aktivisti i VV’së e godet Skënder Hysenin për telefonatën me Grenell

Aktivisti dhe anëtari i kryesisë së VV’së, Arbër Zaimi ka thumbuar koordinatorin shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hysenin për vizitën në ShBA dhe telefonatën e tij me Emisarin Special Richard Grenell.

Zaimi ka shkruar se Hyseni pas vizitës së suksesshme në ShBA do të flasë në telefon me ndonjë vartës të Ivica Dacicit, e më pastaj me Gent Cakajn e Hashim Thaçin por nuk do të flasë me dikend të BE’së sepse ata janë kundër kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.

“Mbas kësaj vizite të suksesshme, Skënder Hyseni do shkojë në Beograd të flasë në telefon me ndonjë vartës të Ivicës, pastaj do shkojë në Tiranë që të flasë në telefon me Genti Cakën se ai s’përton. Pastaj do shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Hashimin. Nuk do të shkojë as në Bratisllavë e askund që të flasë në telefon me Lajçakun sepse këta strucat e BE-së janë kundër Isës”, ka shkruar Zaimi.

 

Mbas kësaj vizite të suksesshme, Skënder Hyseni do shkojë në Beograd të flasë në telefon me ndonjë vartës të Ivicës,...

Publiée par Arbër Zaimi sur Mardi 4 août 2020

(Kosova Sot Online)