Partia e Veselit pjesë e Qeverisë? Haziri: LDK e PDK janë asete të mëdha, por kjo temë s’është në tavolinë

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 14:05
Partia e Veselit pjesë e Qeverisë? Haziri: LDK e PDK janë asete të mëdha, por kjo temë s’është në tavolinë

Lutfi Haziri thotë se, me aq sa ai di, Isa Mustafa nuk ka biseduar me PDK’në për ta përfshirë në Qeveri. Megjithatë, Haziri thotë se LDK’ja dhe Mustafa gjithmonë garantojnë stabilitet politik në vend, kurdo që është e nevojshme, edhe nëse, sipas tij, kjo ndonjëherë mund të jetë në dëm të LDK’së.  Sipas Hazirit, LDK’ja dhe PDK’ja janë asete të mëdha të Republikës.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se kryetari Isa Mustafa, kryen bisedime për partneritet me partitë e tjera. Dhe, siç thotë Haziri, me aq sa i ka treguar Mustafa, nuk është biseduar që PDK’ja të bëhet pjesë e Qeverisë që po e udhëheq LDK’ja.

“Kryetari i LDK’së e ka mandatin me udhëheqë me politika të LDK’së, që përfshijnë edhe partneritetet, përveç vendimit të fundit të Këshillit të Përgjithshëm. Sa unë jam i njoftuar, e besoj që jam njëri prej bashkëpunëtorëve të kryetarit Mustafa, nuk ka në tavolinë ende asnjë lloj marrëveshje, asnjë lloj arritje të bisedimeve rreth ndryshimit të formulave të qeverisjes në Kosovë, sepse gjendja është paralajmëruar si kërcënim për stabilitet politik, me rastin e lajmërimit të aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe z. Veseli dhe të tjerëve”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, deri tash, nuk është diskutuar në “tavolina politike” mundësia e zgjerimit të kolaicionit qeverisës me PDK’në, pas ngritjes së aktakuzave ndaj Preisdentit Hashim Thaci dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

“Ka disa formula që përmenden, por janë të koloareve, nuk janë të tavolinave politike”.

Por, Haziri vazhdon të thotë se LDK’ja gjithmonë mendon për stabilitet institucional, edhe nëse i duhet të japë pozita.

“Ajo që Mustafa mund të garantojë është që LDK ofron stabilitet institucional në Kosovë, shpeshherë në kërcënimin tonë me humbë si parti pozita, në dobi të Republikës”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.

Tutje ai thotë se LDK’ja dhe PDK’ja janë asete të mëdha të Kosovës, ndonëse kanë dallime mes vete.

“LDK, si parti e parë, para 30 vjetëve dhe PDK si parti e pasluftës, janë dy asete të mëdha të kësaj Republike. Me krejt dallimet që i kemi si nata me ditën. Rivalitetin e kemi pasur deri në armiqësi, por kur ka ardhe koha në luftë jemi bashkuar. Dhe, koha do ta dëshmojë, në një uniformë, në një emblemë, në një komandë, janë njerëzit e LDK’së që kanë arritur të mbajnë marrëveshje”, ka thënë tutje ai.

Haziri thotë se në Kosovë do të ketë ndryshime të mëdha, për shkak të Gjykatës Speciale.

“Tash jemi në një situatë kur Kosova ka me pasë ndryshime të mëdha. Pastërtia e luftës në Kosovës është kërku me u la me drejtësi. Që i bie, unë jam njëri prej besimtarëe të parë dhe e kam thënë shumë herë, që nëse dëshiron të flasësh për pastërti, nuk është deklarative pastërtia”, u shpreh ai. 

(Kosova Sot Online)