Pas kësaj date kush shkon e kthehet izolohet për 7 ditë

  • A.P /
  • 05 gusht 2020 - 16:00
Pas kësaj date kush shkon e kthehet izolohet për 7 ditë

Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së mërkurë (5 gusht) e në vazhdim, dogana e Kakavijës do të mbyll kufijtë për të gjithë kalimtarët, çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orën 7 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Dhe duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të karantinohet për 7 ditë.

Nga dita e hënë, në doganën e Kakavijës do të vendosen ekipe të ushtrisë dhe të prefekturës të Janinës, të cilat do të kryejnë teste tek kalimtarët në pikën e Kakavijës. Synimi është të ketë sa më shumë teste në pikat e hyrjes.

Njoftimin e bëri të ditur epidemiologu Sotiris Ciodras së bashku me ministrin i Mbrojtjes Civile, Nikos Kardalias.

Vetëm ditën e sotme janë raportuar 121 raste të reja me Covid-19 në Greqi. Shumica prej të cilëve ishin infektime në 4 dasma të ndryshme të organizuara ditët e fundit.


(Kosova Sot Online)