Shiu i rrëmbyeshëm bllokoi rrugët e kryeqytetit

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 20:56
Shiu i rrëmbyeshëm bllokoi rrugët e kryeqytetit

Qytetarët ankohen se me këtë situatë po përballen tash e 20 vite, nga komuna thonë se s’kishte vërshime.

Mund të ngjajë më një lumë.

E kjo është vetem një nga rrugët e Prishtinës që gjatë së mërkurës u bllokua nga reshjet e mëdha të shiut.

Por me një gjendje të tillë, nuk është se për herë të parë po përballen, banorët e lagjes Hani i Dilit në kryeqytet.

Ata po ankohen se tash e 20 vjet po pëballen me këso probleme.

“Këtu kemi problem qe 20 vite me kete rrugë,kanalizimet si bajnë si duhet pe shihni edhe vet.”, Thotë Besnik Pajaziti, banor i lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë

Për të paranadaluar që uji të mos iu depërtojë brenda shtëpive, banorët kanë vendosur pengesa.

“Po kto dohet  me I vendosë se na  hin uji nëpër shpija , vozisin shpejt.”

Nga vërshimet kjo lagje e Prishtinës ka pasur edhe probleme më të theksuara, por banorët janë bërë bashkë dhe kanë investuar me mjete vetanake.


(Kosova Sot Online)