Bejrut: Ishte duke mbajtur meshën, momenti kur kisha nis të shembet dhe zë priftin brenda

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 21:11
Bejrut: Ishte duke mbajtur meshën, momenti kur kisha nis të shembet dhe zë priftin brenda

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën mbi 150 persona ndërsa mijëra të tjerë janë raportuar të lënduar, shkruan “The Guardian”.

Gjatë orëve të fundit në rrejte sociale janë duke qarkulluar një mori pamjesh. Në një ndër to shikohet një prift i cili ishte duke mbajtur meshën. Fillimisht si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në kishë fiken dritat dhe ndodh një dridhje e lehtë toke.

 

Por pak sekonda më pas tavani i sipërm nis të shembet, e prifti që ishte në kishë vrapon për të shpëtuar jetën. Sipas raportimeve prifti ka arritur  të shpëtojë shëndoshë e mirë.

Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende në terren për të gjetur personat që ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

(Kosova Sot Online)