Mishërohet figura e ndritur e mësuesve përmes Faqes “Mësuesit kosovarë”

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 21:41
Mishërohet figura e ndritur e mësuesve përmes Faqes “Mësuesit kosovarë”

Duke parë kontributin e mësuesve ndër vite në mësimdhënie dhe posaçërisht në kohën kur mësimi u realizua në distancë, u mor vendim nga disa mësues që të hapet një Faqe me emrin “Mësuesit kosovarë”.

Qëllimi i Faqes është që të shpalosen bëmat e mësuesve kosovarë.

Në fillim, sipas Ekipit Profesional të Faqes, do të jepen përshkrimet për mësuesit e angazhuar, më pas do të jepen përshkrimet edhe për mësuesit e tjerë të dëshmuar në mësimdhënie cilësore e bashkëkohore. Përshkrimet, siç theksohet, do të bëhen gradualisht dhe me përpikëri të lartë.

Sot në një intervistë në emisionin e mëngjesit  janë dhënë sqarimet e duhura në lidhje me Faqen “Mësuesit kosovarë”.

(Kosova Sot Online)