Ministri i Arsimit: Njëri prind do të lirohet nëse mësimi mbahet online

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 22:34
Ministri i Arsimit: Njëri prind do të lirohet nëse mësimi mbahet online

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se nëse mbahet mësimi në formë online, atëherë njëri prind do të lirohet nga puna.

“Njëri prind do të lirohet nëse mësimi mbahet online”, ka thënë ai.

Ai e ka arsyetuar këtë me pamundësinë që të vazhdohet mësimi në formë të njëjtë, nëse prindërit nuk ndihmojë fëmijët e tyre me kycjen në rrjet dhe vijimin e mësimit në formë virtuele.

Ai po ashtu thotë se kjo masë do të kërkojë shumë koordinim me sektorët tjerë të qeverisë duke marrë parasysh edhe ekonominë e vendit. 

(Kosova Sot Online)