Pamje të frikshme: Shpërthimi në Bejrut i përplas xhamat në fytyrë fëmijëve të vegjël

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 23:32
Pamje të frikshme: Shpërthimi në Bejrut i përplas xhamat në fytyrë fëmijëve të vegjël

Interneti është mbushur me video e foto nga pasojat e rënda që ka lënë shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ditën e djeshme. 

Ngjarja që ndodhi në kryeqytetin libanez bëri që e gjithë bota të reagonte dhe solidarizohej me tragjedinë.

Deri tani numërohen rreth 135 të vdekur dhe mbi 5000 të plagosur me autoritetet që lajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet.

Në një video të postuar në rrjet duket një grua dhe 3 fëmijë të vegjël që duket se shohin nga dritarja e shtëpisë shtëllungën e madhe të tymit që dilte nga fabrika e fishekzjarreve pak momente se të ndodhte shpërthimi i madh. 

Kur ndodh shpërthimi dritaret e shtëpisë ku ndodhen fëmijët shpërthejnë dhe përplasen me ta. Për fat të mirë shihet që fëmijët lëvizin sërish. 

(Kosova Sot Online)