Në spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me Covid 19, 32 janë në oksigjenoterapi

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 11:02
Në spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me Covid 19, 32 janë në oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 61 pacientë me Covid-19.

Spitali i Pejës ka njoftuar se 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 nga ta janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje më stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Tutje është njoftuar se nga personeli i spitalit, 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimet teknik janë infektuar me Covid-19.

 

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno...

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Jeudi 6 août 2020

(Kosova Sot Online)