Vdes anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 12:08
Vdes anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Dega e Lëvizje Vetëvendosje në Vushtrri ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i kësaj partie, Halil Mehmeti, në moshën 60 vjeçare. Siç thuhet në njoftim, Mehmeti ka qenë prej aktivistëve të parë të partisë që drejton Kurti.

Njoftimi i plotë:

 Të nderuar bashkëaktivist të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se sot në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë aktivisti ynë Halil Mehmeti, ose siç e thërrisnim të gjithë ne “Daja Lil”.

Halil Mehmeti ishte aktivist i ditëve të para në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Në organizimin e secilit aktivitet të Lëvizjes, ishte e pamundur që aty të mos vërehej kontributi e pjesëmarrja e Dajës Lil.

Daja Lil ka qenë i dashur për të gjithë. Bashkëpunëtor me secilin. I ndershëm dhe i guximshëm. Frymëzues për të gjithë ne, dhe i pakompromis me drejtësinë.

Andaj, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, miqtë dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë aktivistët e Qendrës sonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

(Kosova Sot Online )