Ministrja Haradinaj takon Rohde’n kërkon heqjen e vizave dhe përfshirje aktive të gjermanisë në dialog

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 13:20
Ministrja Haradinaj takon Rohde’n kërkon heqjen e vizave dhe përfshirje aktive të gjermanisë në dialog

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka takuar ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haradinaj-Stublla ka thënë se në këtë takim, është diskutuar me theks të veçantë liberalizimi i vizave për Kosovën gjatë presidencës gjermane të BE’së.

“Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit. Mirëprita sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra qytetarëve që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët. Shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane, janë të larta”, ka thënë ajo.

Tutje ministrja e Punëve të Jashtme ka kërkuar rol aktiv të Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në dialogun Kosovë-Serbi, kërkojmë rolin aktiv të Gjermanisë, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

 

Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit....

Publiée par Meliza Haradinaj-Stublla sur Jeudi 6 août 2020

(Kosova Sot Online)