196 raste të reja me Covid-19 dhe 134 të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 15:04
196 raste të reja me Covid-19 dhe 134 të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 196 raste me Covid-19 dhe janë shëruar 134 persona.

IKSHPK njofton se 475 mostra sa janë testuar 196 nga to kanë rezultuar pozitiv.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908. 

(Kosova Sot Online)