Ministri i LDK’së: Koalicioni qeverisës është mjaft stabil

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 19:30
Ministri i LDK’së: Koalicioni qeverisës është mjaft stabil

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, duke mos dashur të komentojë deklaratat e kryetarit të Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni qeverisës është mjaft stabil.

Haradinaj ditë më parë ka thënë se nuk i besoj Qeverisë Hoti “përballë dialogut me Serbinë”, derisa ka shtuar se “nuk duhet privatizua dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.

Kurse sot ministri Besian Mustafa thotë se koalicioni qeverisë është mjaft stabil.

“Koalicioni qeverisës është mjaft stabil, ndërsa për çështje tjera nuk do të diskutoj sot“, tha ai, gjatë vizitës që iu bëri fermerëve në Istog.

Ndërkohë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se së shpejti do ta thërras në takim Ramush Haradinajn, për të diskutuar lidhur me pakënaqësitë që ka ky i fundit lidhur me koalicionin dhe dialogun me Serbinë.

(Kosova Sot Online)