Hyseni thotë se i ka kërkuar Albin Kurtit takim për të biseduar rreth dialogut

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 21:06
Hyseni thotë se i ka kërkuar Albin Kurtit takim për të biseduar rreth dialogut

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se pas takimeve në Bruksel dhe SHBA i ka kontaktuar të gjithë akterët politikë për t’i informuar rreth zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut.

Hyseni në Rubikon thotë se e ka ftuar edhe Albin Kurtin e VV’së, por s’ka marrë përgjigje nga ai.

‘’Rexhep Selimit ia kam shtruar kërkesën që Kurti të më takojë kurdo që e sheh të përshtatshme dhe të nevojshme ai që ta informoj rreth takimit në SHBA. Kam insistuar dhe do të vazhdoj të insistoj që t’i njoftoj të gjithë përfaqësuesit e partive. Ska pasur asnjë përgjigje prej Kurtit. Menjëherë pas kthimit nga Brukseli e kam ftuar’’, ka thënë ai.

‘’Kam zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara për informim nga dora e parë rreth dialogut’’.

(Kosova Sot Online)