Pamje të rënda: I riu grushton disa herë qenin

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 08:36
Pamje të rënda: I riu grushton disa herë qenin

Pronari i një qeni në Britaninë e Madhe, është parë duke goditur me grushte kafshën.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një grua, e cila kishte shtëpinë shumë pranë burrit.

Pasi ka parë skenën gruaja ka telefonuar policinë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe shoqëruan për në komisariat të riun. Sipas raportimeve, burri është paraqitur para gjykatës për mbrojtjen e kafshëve dhe para trupës gjykuese ai e ka pranuar se e ka goditur qenin.

Pas dëshmisë së tij, gjykatësi ka ndaluar të riun që të mbaj kafshë për dy vitet e ardhshme.

(Kosova Sot Online)