Vendim: Për hyrje-daljet në QKUK, s’ka më nevojë për pagesa

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 10:06
Vendim: Për hyrje-daljet në QKUK, s’ka më nevojë për pagesa

Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më për hyrje-dalje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ky vendim është marrë sot nga ushtruesi i detyrë së drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, bazuar në situatën pandemike në vend dhe me qëllim të shmangies së kontakteve nëpër laura.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur  të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa”, thuhet në njoftim.

“Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të  parandalimit  dhe shmangies së kontaktit nëpër laura”, thekson njoftimi.

Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera.

(Kosova Sot Online)