Ramiz Lladrovci shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij

  • E.K /
  • 07 gusht 2020 - 11:48
Ramiz Lladrovci shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19.

Se Lladroci po trajtohet në spital e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.

“Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci.

(Kosova Sot Online)