Ambasada zvicerane kundër draftligjit për vlerat e UÇK’së: Cenohet liria e shprehjes dhe mund të kërcënohen disa qytetarë

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 11:51
Ambasada zvicerane kundër draftligjit për vlerat e UÇK’së: Cenohet liria e shprehjes dhe mund të kërcënohen disa qytetarë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar në lidhje me Ligjin për vlerat e luftës së UÇK’së.

Ambasada zvicreane ka thënë se  ky ligj mund të minojë lirinë e shprehjes si një nga të drejtat themelore.

Ambasada e Zvicrës ka thënë po ashtu se ligji i propozuar mund të shkaktojë frikësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës.

“Pa përjashtuar të drejtën për të treguar respekt ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj, Zvicra është e brengosur që Ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së mund të minojë lirinë e shprehjes, një nga të drejtat themelore sipas Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Ligji i propozuar mund të kërcënojë disa qytetarë të Kosovës dhe të pengojë procese të tjera që synojnë trajtimin e së kaluarës. Zvicra inkurajon krerët dhe politikanët e Kosovës të gjurmojnë mënyra të tjera për të treguar respekt për UÇK-në”, thuhet në reagimin e ambasadës zvicerane.

Edhe ambasada amerikane është shprehur kundër një ligji të tillë për UÇK’në.

Për një Ligj të tillë kishte reaguar më herët ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Më 29 qershor në profilin e tij zyrtar Kosnett kishte thënë se Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së është një mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Diplomati amerikan kishte potencuar se një ligj i tillë kriminalizon lirinë e shprehjes dhe frikëson qytetarët.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të vihet në votim Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i përkrahur edhe nga Qeveria që drejton Avdullah Hoti.

 

Without precluding the right to show respect to the KLA and its members, Switzerland is concerned that the proposed Law...

Publiée par Embassy of Switzerland in Kosovo sur Jeudi 6 août 2020

(Kosova Sot Online)