Kjo është pasuria e ish-ministrit Arben Vitia

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 12:14
Kjo është pasuria e ish-ministrit Arben Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, Vitia ka vetëm 1 mijë euro në bankë dhe nuk ka asnjë borxh ndaj bankave.

Si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që thotë ta ketë trashëguar dhe një truall të bashkëshortes, vlera e të cilit sillet rreth 250 mijë euro.

Vitia ka deklaruar një veturë Mazda në vlerë prej 12 mijë euro të blerë me kursime dhe huamarrje dhe veturën e bashkëshortes në vlerë prej 15 mijë euro, e blerë me kredi bankare.

Si para të gatshme në banka, Vitia ka thënë se i ka vetëm 1 mijë euro, derisa gruaja e tij ka 500 euro.

Ish ministri nuk ka ndonjë detyrim financiar ndaj bankave. Por, gruaja e tij është në kredi rreth 22 mijë euro.

Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën që e merrte nga Kuvendi i Kosovës në vlerë prej 1 mijë e 460 euro, derisa të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij sillen rreth 11 mijë euro, të cilat i merr nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

 

 

 

(Kosova Sot Online )