“Pse PDK bën e VV jo” – arsyetimi i zyrtarit të VV-së për hapjen e televizionit nga partia e tij

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 12:43
“Pse PDK bën e VV jo” – arsyetimi i zyrtarit të VV-së për hapjen e televizionit nga partia e tij

Hapja e televizionit së Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditëve të fundit ka ngritur reagime të shumta në rrjete sociale e gjetiu. Zyrtari i kësaj partie, Avni Zogiani ka gjetur një arsyetim ‘interesant’ për këtë risi nga partia e tij.

Sipas tij, “TVV” është lloj platforme përmes së cilës do e bëjë kritikën e saj mbi politikën dhe publikën. Ai ka tentuar ta barazojë ndryshimin e VV-së me atë të PDK-së, ku ka shtuar se PDK ka medie me të cilat bën propaganda të rrezikshme e manipulime.

Një veprim i tillë nga Lëvizja Vetëvendosje ka ngjallur reagime e kritika të ashpra nga njohës të medies. Ky është cilësuar si shkelje dhe dhunim i demokracisë pasiqë një parti politike nuk duhet të ketë televizion si medium.

(Kosova Sot Online )