E kapi për fyti dhe me grushte e goditi në nofull babanë, Gjykata i cakton një muaj paraburgim gjilanasit

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 13:18
E kapi për fyti dhe me grushte e goditi në nofull babanë, Gjykata i cakton një muaj paraburgim gjilanasit

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G.S, për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait A. M. duke e sulmuar me duar, e më pas kap për fyti dhe me grushte godet në anën e majtë të nofullës dhe si pasojë e goditjeve pëson gjakderdhje nga goja.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, G. S., pasi është marr në konsideratë pesha e veprës penale, ku ligjvënësi ka paraparë dënim kumulativ me gjobë dhe burg deri në tre vjet dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

(Kosova Sot Online)