181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 15:56
181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në rreth 9868 mijë.

Ramadani ka njoftuar edhe për shërimin e 125 pacientëve.

(Kosova Sot Online)