Pamje e tmerrshme: Shpërthimi në Bejrut i përplas vajzat që ishin brenda në dhomë

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 17:45
Pamje e tmerrshme: Shpërthimi në Bejrut i përplas vajzat që ishin brenda në dhomë

Vazhdojnë të publikohen e të bëhen virale video nga shpërthimi i së martës në Bejrut.

Në një video që është publikuar së fundmi shihet se si tri vajza u përplasën nga shpërthimi, ndonëse ishin brenda në një dhomë.

Në pamjet që duket se janë xhiruar nga kamerat e sigurimit shihet se sapo ndodhë shpërthimi vajzat përplasën fort.

Deri tash, dihet se nga shpërthimi në kryeqytetin e Libanit mbeten të vdekur 137 persona, ndërsa u lënduan mbi pesë mijë.

Zyrtarisht nuk dihet saktë se cili ishte burimi i shpërthimit, ndërsa deri më tash janë dhënë disa versione.

Zyrtarët libanezë dyshojnë se një sasi e madhe e nitratit të amonit që gjendej në një depo ishte shkaktar i shpërthimit.

https://tiger.cdnja.co/v/wn/WnaKL.mp4?secure=kho1N4vfaeD4Fw_6Pszi_g&expires=1596817800

(Kosova Sot Online)