Haxhiu: Selimi me avazin e Tahirit, në një divizion të MD’së paska caktuar militantë

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 21:07
Haxhiu: Selimi me avazin e Tahirit, në një divizion të MD’së paska caktuar militantë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të marrë nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, lidhur me emërimin e disa zyrtarëve në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

Haxhiu thotë se divizioni për koordinimin e procesit për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, është divizion shumë i ndjeshëm përbrenda Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministri Selimi paska ndjekur avazin e vjetër, njësoj si ish Ministri Tahiri. Në këtë divizion paska caktuar 5 zyrtarë, të paktën 3 prej tyre militantë të partisë së tij!. Kjo qasje është e papranueshme. Është abuzim e keqpërdorim i kompetencave”, ka shkruar Tahiri.

Selimi, në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale, janë caktuar si zyrtarë Musë Gjergjaj, Dhurata Selimi, Erza Zeqiri dhe Pashk Bibaj, të gjithë me rrogat nga 480 euro. Ndërkaq, Pranvera Ejupi Hajzeraj, do të paguhet çdo muaj nga 800 euro.

(Kosova Sot Online)