Ja kush thotë: Kosova nuk është shtet

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 21:09
Ja kush thotë: Kosova nuk është shtet

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka deklaruar se Kosova nuk është shtet. Zymberi këtë deklaratë e ka dhënë pak minuta para se skuadra kampione të nisej për në Zvicër.

Zymberi këtë deklaratë e ka thënë me bindje duke e theksuar dy herë se Kosova nuk është shtet.

Zymberi në një prononcim për “KosovaPress”, duke shprehur mllefin edhe ndaj amabasadës së Zvicrës, për shkak problemeve me pajisjen e futbollistëve me vizë. “Fatkeqësisht jetojmë në një shtet ku mundem me thanë lirisht se nuk është shtet, për faktin sepse deri sot këtë moment kur erdhëm para gati 20 minuta ne i kemi marrë pasaportat. Është një ambasadë e cila nuk do koment, nuk na trajton si njerëz, ndoshta as si kafshë”.

Skuadra e Dritës ka pasur probleme me viza, pasi futbollisti Olti Mehmeti nuk ka udhëtuar për shkak se nuk ka arritur të sigurojë vizën.

Mehmeti ka sqaruar problemin duke deklaruar se nuk ka mundur të aplikojë për vizë për shkak të një rregulli të ambasadës zvicerane. “Para pesë muajsh kam aplikuar për vizë dhe jam refuzuar dhe nuk kam pasur të drejtë të aplikojë sërish pasi që nuk janë bërë gjashtë muaj”.

Drita të shtunën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i parë për tre herë kampionin e Kosovës do të jetë Inter D’ESCALDES, nga shteti i Andorrës.

Ndeshja do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës me fillim të orës 18:00 dhe do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.

Para nisjes për në Zvicër, skuadra e Dritës është testuar për “Covid19” dhe për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ.

(Kosova Sot Online)