Zhduket vota e 61’të nga e cila varet Qeveria Hoti

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 21:11
Zhduket vota e 61’të nga e cila varet Qeveria Hoti

Policia e Kosovës është në kërkim të deputeti Ethem Arifi. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest.

Të premtën nuk u pa në Kuvend.

Në ditën kur kolegët e tij po dikutonin në parlament, Etem Arifi mungoi.

Deputeti ashkali i disa legjislaturave, është në kërkim nga policia e Kosovës, pas një fletëarreti nga gjykata Themelore e Prishtinës. 

Ai që u gjet fajtorë për përvetësimin e subvencioneve me vlerë të 26 mijë euro tash e ka ckyqyr telefonin.

Madje ka një muaj që ndërpreë komunikimin edhe me kolegët në parlament.

Por tash e tutje pritet që Policia e Kosovës të vihet në kërkim të Arifit meqë Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrest.

Ndërkohë në Policinë e Kosovës kanë thënë që do merrën me këtë rast siç e kërkon detyra e tyre.

Madje për këtë ata kanë ngritur çështje edhe në Gjykatën Kushtetuese. Basha thotë që ende janë duke pritur për përgjigje nga ky organ.

Ethem Arifi është shpallur fajtor në rastin e mashtrimit me 26 mjë euro nga buxheti i shtetit në postin e deputetit.

(Kosova Sot Online)